75 Mall Live Search
12:41 / E Martë, 29 Prill 2025 / S Z

Aksident në Prishtinë, biçikleta e “Wolt”-it përplaset me një veturë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh afër Komunës së Prishtinës. Një çiklist i “Wolt”-it është përplasur me një veturë.

Nga pamjet të cilat i posedon Indeksonline shihet çiklisti i “Wolt”-it,  i cili ka përfunduar i shtrirë në rrugë, pasi që biçikleta që ngiste është përplasur me një veturë.

Në vendin e ngjarjes shihet dhe Policia e Kosovës, duke qëndruar pranë personit të shtrirë, pas aksidentit me biçikletë./Indeksonline/.