Aksident në Prishtinë, dy persona të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë
Rastin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 20:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjetesh. Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”.
Me rastin po merret njësiti i trafikut.