Aksident në Prishtinë, krijohen kolona të gjata
Një aksident trafiku ka ndodhur midis 2 veturave në rrugën “Ilir Konushefci”, në Prishtinë, ku si pasojë janë shkaktuar kolona të gjata.
Përveç dëmeve materiale, ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Policia ende nuk ka dalë në vendin e ngjarjes.


