75 Mall Live Search
16:40 / E Diele, 17 Tetor 2021 / OSH

Aksident në Prishtinë, lëndohen 3 persona

Sot rreth orës 16:00 ka ndodhur një aksident në mës dy veturave në Prishtinë, saktësisht në lagjen “Dardania”.

Zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti, për IndeksOnline ka thënë se si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona.

“Sot rreth orës 16:00, në lagjen Dardania, në Prishinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në levizje.

Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë  që me rastin po merret njësiti i  trafikut”, tha ajo./IndeksOnline/