10:54 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Aksident në Prishtinë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur në mëngjesin e sotëm  në lagjen “Dardania” të Prishtinës.

Rastin e ka konfirmuar për “Indeksonline” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Ai ka treguar se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura. Sipas tij, një person ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë trajtim mjekësorë.

Duhet theksuar se Policia e Kosovës vazhdimisht po apelon që të ketë kujdes në komunikacion pasi numri i aksidenteve është rritur kohëve të fundit./Indeksonline/