10:03 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / OSH

Aksident në Prishtinë, lëndohen 3 persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ku kanë mbetur të lënduar 3 persona.

Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnlinen, zëdhënësi i PK-së, Agron Borovci.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 08:30, ndërsa të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Njësiti rajonal i trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”./IndeksOnline/