75 Mall Live Search
08:45 / E Shtunë, 17 Shkurt 2024 / FR

Vdes personi që u godit dje nga një veturë në Prishtinë

Një person ka ndërruar jetë në Prishtinë, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, si pasojë e aksidentit në trafik.

Viktima dyshohet se është goditur nga një veturë në lëvizje drejtuar nga një burrë, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

I ndjeri është dërguar në QKUK ku aty ka ndërruar jetë.

“Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ku më pas ka ndërruar jetë pasi që i njëjti dyshohet se është goditur nga një veturë në lëvizje drejtuar nga  dyshuari mashkull kosovar, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.  Rasti vazhdon të hetohet”.