75 Mall Live Search
16:22 / E Shtunë, 25 Maj 2019 / indeksADMonline

Aksident në Prishtinë, përfshihen dy vetura

Aksidentet janë bërë diçka e zakonshme në Kosovë, ku çdo ditë raportohet për të tillë, e shpesh edhe me fatalitet.

Një aksident ndodhi edhe para pak minutash në Prishtinë, më saktësisht te rrethi i madh që dërgon në Fushë Kosovë.

Lexues të portalit Indeksonline kanë dërguar  pamje të aksidentit, ku shihet se janë të përfshira dy vetura.

Nuk raportohet për të lënduar, derisa ekipet policore me të marrë informatën kanë dal në teren.

Më poshtë pamje të aksidentit./Indeksonline/