21:26 / E Diele, 01 Tetor 2017 / indeksADMonline

Aksident në Prishtinë – rrokulliset një veturë (Foto)

Në orët e vona të së dielës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Aksidenti ka ndodhur afër udhëkryqit tek konviktet e studentëve ku një veturë është rrokullisur pasi ka goditur një shtylle elektrike.

Sipas dëshmitarëve, të lënduar ka pasur, por asnjë prej të lënduarve nuk ka qenë në gjendje të rëndë.

Në vendin e ngjarjes është parë edhe ambulanca e emergjencës.

Klan Kosova ka provuar kontaktin me policinë për më shumë detaje, por nuk ka marrë përgjigje.