17:18 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Aksident në Prishtinë, vetura godet një person që po lëvizte me karrocë invalidore

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën ‘Mon Balaj’ në Prishtinë.

Një veturë e tipit Golf ka goditur një person me karrocë invalidore, shkruan Indeksonline.

Në vendin e ngjarjen kanë arritur edhe ekipet emergjente. Nuk dihet për dëmet e tjera dhe lëndimet, por që numri i aksidenteve në vend gjatë ditëve të fundit është mjaft i lartë./Indeksonline/