75 Mall Live Search
14:04 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Aksident, një veturë godet shtyllën e ndriçimit

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 13 e 30 minuta, në Prishtinë.

Lexuesit e Indeksonlinet kanë dërguar foto nga aksidenti ku shihet se një veturë ka goditur një shtyllë ndriçimi, e cila më pas ka rënë mbi një automjet tjetër.

Nuk ka informacione për të lënduar, ndërsa në vendin e aksidentit ka dalë Policia e Kosovës, e cila është marrë me rastin./Indeksonline/