75 Mall Live Search
18:20 / E Martë, 02 Shtator 2025 / F.R

Aksident në Prishtinë, vetura përplaset me rimorkion

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Mon Balaj” në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Sipas pamjeve të siguruar nga IndeksOnline, në aksident është përfshirë një veturë dhe një rimorkio.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.

Policia ka arritur në vendin  e ngjarjes dhe po meret me rastin.

Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/