Aksident në Prizren, autoambulanca në vendngjarje

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Komunën e Prizrenit.
Në bazë të fotografive që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnlinet shihet se në vendngjarje kanë arritur një njësit policor dhe autoambulanca.
Kujtojmë se Policia e Kosovës, ka apeluar për kujdes të shtuar dhe ngritje të vigjilencës në trafikun rrugor, pasi në këtë kohë janë shfaqur mjegulla dhe ngrica në rrugë.
Ndërsa, nuk raportohet për të lënduar./IndeksOnline/

