13:29 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Aksident në Prizren si në filma, dy të lënduar (Video)

Sot rreth orës 09:00, ka ndodhur një aksident në rrugën “ Ueslli Kllark “ të Prizrenit, ku kanë pësuar lëndime dy persona.

Sipas një video të publikuar në internet, vetura e llojit “ Mercedes” nga shpejtësia e madhe kishte humbur kontrollin, ka devijuar nga rruga duke kaluar në pjesën tjetër me ç’rast para se të rrotullohej në fund ka goditur edhe një shtyllë elektrike.

Sipas disa qytetarëve, në veturë ndodheshin tre persona, dy prej të cilëve janë dërguar për tretman mjekësor në një nga qendrat shëndetësore në Prizren.

Në vendngjarje përveç ekipeve mjekësore, kanë dal menjëherë policia por edhe ekipe të KEDS-it, ku këto të fundit menjëherë kanë rregulluar shtyllën elektrike e cila ishte dëmtuar nga goditja e veturës.

Siç shihet në fillim të xhirimeve nga kamerat e sigurisë në një nga lokalet afër rrugës ku ka ndodhur ky aksident, para se vetura t’i dilte nga kontrolli drejtuesit të saj, disa qytetarë kanë mundur të pësojnë keq nga shpejtësia e madhe e veturës nga ngasësi i saj, të cilët ishin duke lëvizur në zonën e këmbësorëve. Policia tashmë ka filluar procedurat e saj për hetimin e rastit, ku fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë.

Temat: