13:52 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Aksident në Prizren, vozitësi i dehur godet tre vetura

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në gjendje të dehur ka shkaktuar aksident trafiku në Prizren.

Sipas policisë një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka goditur tre vetura dhe më pas është përplasur në rrethojat e rrugës.

Mësohet se nga ky aksident, tre persona një mashkull dhe dy femra kanë pësuar lëndime.

E megjithatë nuk raportohet për të arrestuar./Indeksonline/