Aksident në qendër të Pejës, motori mbetet i rrëzuar në rrugë
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në qendër të Pejës, ku është përfshirë një motorist.
Sipas informacioneve të para, motoristi është aksidentuar në mes të rrugës, ndërsa motori ka mbetur i rrëzuar në vendin e ngjarjes.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personit të aksidentuar dhe nëse ai ka pësuar lëndime të rënda.

