75 Mall Live Search
14:16 / E Enjte, 12 Maj 2022 / k.v

Aksident në qendër të Prishtinës, i lënduari bartet me autoambulancë drejt emergjencës (Video/foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çasteve në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, raporton IndeksOnline.

Një person është lënduar dhe i njëjti është bartur drejt emergjencës nga autoambulanca.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, kur ngasësi i njërës ka pësuar lëndime trupore, por është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e aksidentit është paraqitur policia e trafikut e cila ka kryer të gjitha procedurat përkatëse.

Njëri shirit i rrugës ka qenë i bllokuar për disa minuta derisa policia ka kryer matjet rreth aksidentit./IndeksOnline/