75 Mall Live Search
19:53 / E Enjte, 13 Tetor 2022 / MSH

Aksident në Rahovec, vetura hyn në barnatore

Një aksident i pazakontë ka ndodhur më herët në Rahovec.

Një veturë ka hyrë brenda në një barnatore të qytetit.

Indeksonline raporton se aksidenti është shoqëruar me dëme të konsiderueshme materiale, por që, siç konfirmon zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, aksidenti ka përfunduar pa pasoja në njerëz.

“Sot rreth orës 19:00 një veturë kishte lëvizur dhe kishte depërtuar në një barnatore në Rahovec, pasi shoferi i saj pas parkimit nuk e kishte siguruar (frenuar) atë. Përveç dëmeve materiale në barnatore, pasoja në njerëz nuk ka pasur. Aksidneti ka ndodhur në afersi të QKMF Rahovec” ka deklaruar Elezi.

Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.