Aksident në Rixhevë të Klinës, raportohet për dy të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Rixhevë të Klinës.
Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamionetë.
Raportohet se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona.
Indeksonline do t’ju mbajë të informuar për rastin.
Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./Indeksonline/

