11:34 / E Hënë, 14 Qershor 2021 / k.v

Aksident në rrugën “B”, përplasen dy automjete

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “B” në Prishtinë.

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar foto nga ky aksident ku shihet një veturë e tipit “Audi” A3 dhe një “Mercedes” të dëmtuar në mes të rrugës.

Policia ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin./IndeksOnline/