Aksident në “Rrugën e Arbrit”, një makinë përplaset me një kamion, 2 të plagosur
Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur të premten në “Rrugën e Arbrit”.
Sipas informacioneve paraprake, një makinë është përplasur me një kamion dhe është batuar në anë të rrugës, raporton Euronewsalbania.
Lagështira në rrugë për shkak të reshjeve ka vështirësuar qarkullimin në këtë aks./Indeksonline/

