75 Mall Live Search
21:07 / E Shtunë, 03 Gusht 2019 / indeksADMonline

Aksident në Rrugën e Kombit, disa të lënduar

Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të shtunë, në rrugën e Kombit, në afërsi të Rubikut.

Bëhet me dije gjithashtu se në aksident janë përfshirë katër automjete, ku si pasojë raportohen disa persona të lënduar, shkruan TCH.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.