75 Mall Live Search
15:58 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Aksident në rrugën e Kombit, përplaset shoferi me targa të Kosovës

Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në afërsi të Milotit në Rrugën e Kombit. Dy makina janë përplasur mes tyre e për pasojë janë plagosur të dy drejtuesit e automjeteve.

Nga të dhënat e teritanishme mësohet se njëri prej të lënduarve është shtetas kosovar. Ai drejtonte një makinë të tipit mercedez benz me targa të Kosovës, ndërsa shoferi tjetër një makinë të tipit Hyundai.

Të aksidentuarit janë transportuar për në spital, ndërsa policia po heton për shkaqet e ngjarjes. Ende nuk janë mësuar identitetet e të plagosurve apo nëse gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë.