75 Mall Live Search
16:33 / E Diele, 30 Maj 2021 / AR

Aksident në rrugën Ferizaj-Shtime/ Rrotullohet vetura, qytetarët mbesin të ngujuar

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Ferizaj-Shtime.

Sipas banorëve, nga ky aksident ka persona të lënduar mirëpo jashtë rrezikut për jetë.

Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes teksa shihet vetura e rrotulluar dhe të aksidentuarit që janë të ngujuar brenda veturës.

Po ashtu në pamje shihen edhe qytetarët që ndihmojnë të aksidentuarit.

Lidhur me rastin Indeksonline ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes.

Më poshtë pamje: