14:45 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Aksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, rrokulliset vetura

Një aksident ka ndodhur pak më parë në mes të dy veturave në rrugën Gjilan-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Slivovë.

Në fotografitë e siguruara nga KosovaPress shihet se njëra veturë me targa vendore është rrotulluar tërësisht, kurse vetura tjetër shihet në një gjendje pak më të mirë.