20:10 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / OSH

Aksident në rrugën Graçanicë-Llapnasellë, lëndohen dy femra

Pasditen e sotme, në rrugën Graçanicë-Llapnasellë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, në të cilin kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një traktor, raporton IndeksOnline.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë. Vetura “Audi” ngjyrë e zezë, ku ngasësi ishte femër e nacionalitet serb është lënduar lehtë së bashku me bashkudhëtaren e nacionalitetit serb.

Të lënduarat janë trajtuar në spitalin e Graçanicës ndërsa mësohet se ngasësi i traktorit ka shpëtuar pa u lënduar. Policia e trafikut ka konstatuar se deri të aksidenti ka ardhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë./IndeksOnline/