75 Mall Live Search
17:06 / E Hënë, 03 Maj 2021 / kutia

Aksident në rrugën Graqanicë-Llapnasellë, dy persona të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në rrugën magjistrale Graqanicë-Llapnasellë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 16:30 në rrugën Graqanicë-Llapnasellë , ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë të përfshira dy automjete”, ka bërë të ditur për IndeksOnline zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime.

“Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.

Foto Arkiv.