75 Mall Live Search
14:58 / E Shtunë, 08 Nëntor 2025 / L A

Aksident në rrugën Lezhë-Milot, humbin jetën dy persona, arrestohet shoferi i dehur

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë dy të vdekur ka ndodhur rreth orës 01:30 në aksin Lezhë–Milot.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, kanë humbur jetën shtetasi R. H., 66 vjeç, dhe pasagjeri që ndodhej në të njëjtën makinë, shtetasi A. H., 52 vjeç.

Dyshimet paraprake janë se shkak i aksidentit ishte pozicionimi i gabuar në karrexhatë i njërit prej drejtuesve të mjeteve, i cili sipas policisë rezultoi në gjendje të dehur.

Shoferi 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë, ndërkohë që grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 01:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin A. Gj. dhe automjeti me drejtues shtetasin R. H., 66 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, kanë ndërruar jetë shtetasi R. H. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin e tij, shtetasi A. H., 52 vjeç. Nga veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes, dyshohet se shkak i aksidentit rrugor të jetë, krahas kushteve atmosferike me reshje të dendura shiu, pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit me drejtues shtetasin A. Gj., 33 vjeç, i cili rezultoi në gjendje të dehur. 33-vjeçari është arrestuar në flagrancë, ndërkohë që grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia shqiptare.