75 Mall Live Search
21:58 / E Premte, 03 Janar 2020 / indeksADMonline

Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, tre persona të lënduar

Një aksident trafiku mes dy veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Pestovë.

Zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti për Indeksonline tregoi se tre persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident.

“Një aksident   trafiku me të lënduar ka ndodhur  sonte  rreth orës 19:30, në rrugën  nacionale Mitrovicë -Prishtinë segmenti rrugor zona e  fshatit Pestovë.”

“Në aksident ishin të përfshira  dy vetura civile, ku  si pasojë e lëndimeve të pësuara tre  persona kane kërkuar tretman mjekësor.”,ka thënë Zahiti./Indeksonline/