Aksident në rrugën Mitrovicë-Zubin Potok, 5 të lënduar

Sot rreth orës 10:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok, saktësisht në fshatin Zhabar.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Mitrovicë, Avni Zaiti, i cili njoftoi që 5 persona janë lënduar.
“Aksident trafiku me lëndime Sot, rreth orës 10:00, në rrugën nacionale Mitrovicë -Zubin Potok, në segmentin rrugorë fshati Zhabar ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore”.