75 Mall Live Search
17:16 / E Shtunë, 17 Qershor 2023 / MSH

Aksident në rrugën ”Muharrem Fejza”, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur më herët mes një veture dhe një motoçiklete.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, në rrugën “Muharrem Fejza”.

Indeksonline raporton se nga ky aksdient është lënduar një person.

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00, në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident traifku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e kasidentit një person (ngasësi i motoçikletës) ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut” ka deklaruar Ahmeti për Indeksonline.

Indeksonline ju sjell pamje nga aksidenti.