75 Mall Live Search
23:39 / E Enjte, 19 Tetor 2023 / Gj. Sh

Aksident në rrugën Podujevë-Prishtinë, tre persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën Podujevë-Prishtinë.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë e tipit “Golf 6” dhe një kombi.

Sipas informacioneve nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona ndërsa njëri prej tyre është dërguar në QKUK.

Këtë aksident e ka raportuar një nga mediat lokale.