75 Mall Live Search
18:05 / E Enjte, 16 Dhjetor 2021 / OSH

Aksident në rrugën Podujevë-Prishtinë, vetura godet një këmbësor

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në rrugën Podujevë-Prishtinë.

Një veturë ka goditur një këmbësor ku si pasojë ai  ka pësuar lëndime dhe i njejti është dërguar për trajtim mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:00, në rrugën Podujevë-Prishtinë (në fshatin Sekiraqë) ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori.

Si pasojë e aksidentit këmbësori,  ka pësuar lëndime dhe i njejti është dërguar për trajtim mjekësor.

Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, tha ajo./IndeksOnline/