Aksident në rrugën Prishtinë -Ferizaj, 3 persona në gjendje të rëndë

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orën 3 të mëngjesit në rrugën Prishtinë-Ferizaj, shkruan IndeksOnline.
Policia njofton se lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar në QKUK, ku pas trajtimit mjekësor dy janë liruar, ndërsa njëri është ndalur për trajtim të mëtutjeshëm.
“02.01.2020 Është raportuar se i dyshuari mashkull k/shqiptar derisa drejtonte automjetin e tij ka pësuar aksident trafiku. Përveç dëmeve materiale lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona meshkuj k/shqiptarë, të cilët janë dërguar në QKUK, ku pas trajtimit mjekësor dy janë liruar, ndërsa njëri është ndalur për trajtim të mëtejshëm”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/