Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, pesë persona të lënduar

Një tjetër aksident ka ndodhur në orët e mbrëmjes në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, ku si pasojë e ndeshjes mes dy veturave, pesë persona janë lënduar.
“Sot në ora 19:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira dy automjete”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 5 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut.
(FOTO ILUSTRUESE)