Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, përfshihet një kamion dhe një veturë (Video)
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në Gllarevë të Klinës.
Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga vendi i aksidentit ku shihet i përfshirë një kamion dhe një veturë.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme ndërsa për persona të lënduar ende nuk është konfirmuar.
Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin./IndeksOnline/

