75 Mall Live Search
14:34 / E Diele, 08 Prill 2018 / indeksADMonline

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, krijohen kolona (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Bërnicë.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur mes tri veturave dhe nuk dihet nëse ka të lënduar.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.

Për shkak të aksidentit janë krijuar kolona të gjata prej disa kilometrash.