16:43 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / Blerim

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen tre persona

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në orët e pasdites në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku janë përfshirë dy vetura dhe për pasojë tre persona janë lënduar.

“Sot në ora 15:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira dy  automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut.