75 Mall Live Search
12:42 / E Diele, 04 Prill 2021 / Blerim

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, një i lënduar

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Besi, në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Rastin e ka konfrimuar edhe Polcia e Kosovës.

“Rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë (fshati Besi), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë  është lënduar një person. Njësiti i trafikut po merret me rastin”, theksoi për IndeksOnline, zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti