75 Mall Live Search
17:21 / E Diele, 26 Dhjetor 2021 / OSH

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, krijohen kolona të gjata

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e pasditës në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në Lupq të poshtëm.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Kurse Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Si pasojë e aksidentit, në këtë aks rrugor janë krijuar kolona të gjata.

Në fotografitë që ka siguruar IndeksOnline nuk i dihej fundi kolonës./IndeksOnline/