Aksident në rrugën Rahovec-Suharekë, raportohet për viktima
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur çaste më parë, në segmentin Rahovec-Suharekë.
Sipas mediave lokale, për pasojë të aksidentit ka ndërruar jetë një person.
Në pamjet e publikuara vihet re policia, që po merret me hetimet e nevojshme rreth rastit.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

