75 Mall Live Search
17:48 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / OSH

Aksident në rrugën Ferizaj-Shtime, vetura del nga rruga

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Shtime, të martën në në orët e pasditës.

Sipas pamjeve që kanë dërguar lexuesit në redaksinë e IndeksOnline shihet se një veturë ka dalë tërësisht nga rruga.

Në vendngjarje tanimë gjenden njësiti policor, autoambulanca dhe zjarrëfikësit.

Ndërsa, në një njejtën kohë kishte ndodhur një aksident tjetër në qytetin e Shtimes.

Dy vetura ishin aksidentuar në mes vete, me dëme të vogla materiale.

Mirëpo, si pasojë e këtij aksidenti ishte shkaktuar kolonë e gjatë në qytetin e Shtimes./IndeksOnline/