Aksident në Sekiraqë të Podujevës
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte, në fshatin Sekiraqë të Podujevës.
Si pasojë e përplasjes, një veturë ka përfunduar jashtë rrugës, raporton IndeksOnline.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, njëjtë sikurse nuk dihet nëse ka të lënduar.
Njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.
Aksidenti ka bërë që në këtë segment rrugor të shkaktohen vonesa në komunikacion.
Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes:

