Aksident në semaforë, kolona të gjata në rrugën “Agim Ramadani”

Te semaforët afër Menzës së Studentëve në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku dyshohet se janë të përfshira dy vetura.
Përveç dëmeve materiale ende nuk dihet nëse ka ndonjë person të lënduar.

Si pasojë e aksidentit në rrugën “Agim Ramadani” janë shkaktuar kolona të gjata.
Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes dhe po mirret me rastin./Indeksonline/

