12:48 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Aksident në Shtime, lëndohen dy bullgarë dhe dy shqiptarë

Një aksident ka ndodhur dje në Shtime, bën të ditur Policia e Kosovës, përcjellë Indeksonline.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të Bullgarisë, derisa kanë mbetur të lënduar katër persona, dy shtetas të Kosovës dhe dy të Bullgarisë.

“Raportohet se ka ndodhë aksident trafiku në të cilën kanë qenë të përfshira dy automjete, njëra me targa të Bullgarisë dhe tjetra me targa vendore. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar vozitësi mashkull dhe pasagjerja femër të dy shtetas të Bullgarisë, si dhe vozitësi i veturës tjetër me një pasagjer të dy meshkuj K/Shqiptarë të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa lënda e rastit i referohet gjykatës kompetente”, bëhet e ditur në raportin e PK-së. /Indeksonline/