75 Mall Live Search
12:54 / E Hënë, 08 Shtator 2025 / S Z

Aksident në Shupkovc të Mitrovicës, furgoni përfundon poshtë urës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, ku si pasojë një furgon ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë një ure.

Sipas pamjeve të publikuara nga Istogu Channel, furgoni duket se ka humbur kontrollin pas përplasjes me një veturë dhe ka rrëshqitur tërësisht jashtë rrugës, duke përfunduar disa metra më poshtë, nën urë.

Përveç dëmeve materiale, nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e aksidentit./Indeksonline/.