75 Mall Live Search
11:37 / E Hënë, 22 Shkurt 2021 / k.v

Aksident në Shupkovc, tre meshkuj dhe dy femra dërgohen në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

Policia ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura me targa civile, ku si pasojë e përplasjes, lëndime kanë pësuar tre meshkuj dhe dy femra.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës për trajtim mjekësor.

Rasti është duke u hetuar nga njësiti i trafikut rajonal./IndeksOnline/