Aksident në Sibovc të Podujevës, lëndohen pesë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Sibovc të Podujevës.
Në lidhje me këtë rast zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për IndeksOnline se në aksident ishin të përfshirë dy vetura si pasojë e të cilit pesë persona kanë pësuar lëndime.
Ajo tutje ka theksuar se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 12:00 në fshatin Sibovc të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete.
Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka theksuar Ahmeti për IndeksOnline.
Foto ilustrim