10:14 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Aksident në Skënderaj, lëndohen tri femra

Një aksident trafiku ka ndodhur dje pasdite në fshatin Makërmal të Skënderajt ku sipas Policisë janë lënduar tri femra.

Sipas Policisë e dyshuara derisa ishte duke drejtuar automjetin nga pakujdesia humb kontrollin dhe del jashtë rruge me ç’ rast shkakton aksident trafiku.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tri pasagjeret. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor e më pas janë liruar.