75 Mall Live Search
10:19 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Aksident në Skenderaj, lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur midis dy veturave dje në fshatin Rezallë e Re në Skenderaj, shkruan Indeksnline.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

Policia njofton se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori

“Fsh. Rezallë e Re, Skenderaj 08.01.2020-15:11. Është raportuar për një aksident trafiku midis dy veturave me targa vendi përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës për trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori”, bëhet e ditur përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.